E rëndë në Janjevë, një person gjendet i pajetë në shtëpi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.07.2026, 11:11

Një person është gjetur pa shenja jete paraditen e së dielës në Janjevë të Lipjanit.

Sipas informacioneve, familjarët kanë kërkuar ndihmën e Emergjencës pasi e kanë gjetur personin pa ndjenja në shtëpi.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar vdekjen e personit.

Në vendngjarje kanë intervenuar njësitë relevante të Policisë së Kosovës, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti me cilësimin “Trup i pajetë”.

Bazuar në deklarimet e familjarëve, personi kishte pasur probleme shëndetësore edhe më herët dhe nuk janë ngritur dyshime lidhur me rrethanat e vdekjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është liruar familjes për ceremoninë e varrimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit