Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset një 22-vjeçar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.07.2026, 20:01

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Gjorm të Kurbinit, ku një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur.

I riu është identifikuar si Veron Pasha. Sipas informacioneve të reja, ai është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë një plumb në pjesën e kofshës.

Pas ngjarjes, 22-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e specializuar mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar dhe ai ndodhet nën monitorimin e mjekëve.

Ndërkohë, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura motivet e ngjarjes dhe mbetet e paqartë dinamika e konfliktit që çoi në përdorimin e armës së zjarrit. Hetimet vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit