Sherri në Lushnjë, “Izet Pantera” plagosi me thikë kushëririn e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.07.2026, 18:25

60-vjeçari Izet Ymeri, i njohur për shumë përdorues të rrjeteve sociale me nofkën "Izet Pantera", është arrestuar nga Policia e Fierit pasi dyshohet se plagosi me thikë kushëririn e tij pas një konflikti në Lushnjë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen "Loni Dhamo", ku, sipas policisë, pas një sherri për motive të dobëta, Izet Ymeri goditi me thikë kushëririn e tij, 70-vjeçarin Faslli Ymeri.

I plagosuri u transportua fillimisht në spitalin e Lushnjës dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë arrestuan 60-vjeçarin, i cili pritet të përballet me akuzën për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje", ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Izet Ymeri është një emër i njohur në TikTok, ku njihet me nofkën "Izet Pantera". Ai është bërë i njohur për videot dhe transmetimet "live" që realizonte së bashku me reperin Kleviol Ahmeti, i njohur si Clevio, me të cilin shfaqej shpesh duke realizuar sfida dhe biseda që tërhiqnin vëmendjen e ndjekësve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit