Softuerë me porosi te Bashkia Tiranë: Tenderi 762 mijë € për Genci Likoskendaj, presioni i Danielit të IT-së, roli i Anuela Ristanit dhe faturimi 300 mijë € dëm buxhetit!

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 25.07.2026, 12:52

Në Bashkinë e Tiranës, dixhitalizimi nuk shërben për lehtësimin e shërbimeve, por për të aplikuar një matematikë ku fituesi dihet para se zarfi të çahet. Procedura me numër reference REF-87918-05-28-2026 dhe me objekt "Abonime të reja software dhe mirëmbajtje software të licencuar në përdorim" na vë përballë një fature që cënon hapur xhepat e qytetarëve.

Sipas njoftimit zyrtar, fondi limit i kësaj procedure është 72,716,160 lekë pa TVSH (ose rreth 761,824 euro), me një kohëzgjatje kontrate prej 24 muajsh. Por diskrepanca nis që te dokumenti buxhetor PBA 2026–2028 i Bashkisë Tiranë, ku i njëjti zë rezulton me një vlerë të planifikuar prej 90 milionë lekësh, të ndara në 45 milionë lekë për vitin 2026 dhe 45 milionë lekë për vitin 2027, duke dëshmuar se shifrat lëvizin sipas nevojave të tavolinës.

Komisioni si "notere" e urdhrave dhe skema e 300 mijë eurove dëm

Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) po i nënshtrohen trysnisë për të skualifikuar operatorët ekonomikë që kanë paraqitur ofertat më të favorshme, me qëllim orientimin e tenderit drejt kompanisë C.C.S.. Kjo kompani lidhet drejtpërdrejt me biznesmenin Genci Likoskendaj.

KVO-ja rrezikon të kthehet në një notere të bindur urdhrash, ndërsa në prapaskenë veprojnë aktorë kyç:

Drejtuesi i strukturës së IT-së, Danieli, angazhohet në veprime që synojnë ndikimin ose orientimin e procesit të vlerësimit.

Anuela Ristani ka dijeni dhe rol aktiv në zhvillimin e kësaj procedure.

Sipas përllogaritjeve, skualifikimi i ofertave më të ulëta dhe përzgjedhja e një oferte dukshëm më të shtrenjtë mund t'i shkaktojë buxhetit të shtetit një dëm që tejkalon 300 mijë euro.

Përballë kësaj situate, Bashkia e Tiranës duhet të bëjë publike vlerat dhe renditjen e të gjitha ofertave, arsyet konkrete për çdo skualifikim, procesverbalet e KVO-së, rolin e Drejtorisë së IT-së, komunikimet me ndikim dhe diferencën financiare. Ndërkohë, Agjencia e Prokurimit Publik, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe organet e drejtësisë (SPAK) duhet të verifikojnë me urgjencë dhe të administrojnë gjurmët elektronike e korrespondencën zyrtare, pasi në Bashkinë e Tiranës "virusi" i tenderëve të paracaktuar vijon të mbetet i instaluar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit