Makabër në Ulqin: Maqedonasja shtyp dy qentë me makinë dhe largohet pa paguar nga hoteli në pronësi të shqiptarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.07.2026, 19:05

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e sotme në Plazhin e Madh të Ulqinit, ku një turiste nga Maqedonia e Veriut akuzohet se ka shtypur me makinë dy qen, duke u shkaktuar vdekjen.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania janë tepër të rënda dhe tregojnë momentin kur ajo shtyp njërin prej qenve, ndërsa dëshmitarët e përshkruajnë aktin si të qëllimshëm dhe makabër.

Sipas një shqiptareje që jeton dhe punon në zonë, gruaja ishte akomoduar në një apartament me qira pranë hoteleve të administruara nga shqiptarë. Ajo pretendon se, pasi shkeli qentë, ajo u kthye në apartament, mori sendet personale, u largua pa paguar qëndrimin dhe shkaktoi dëme brenda banesës.

"29 vjet i kam, por një njeri kaq katil nuk kam parë kurrë me sytë e mi", shprehet ai në mesazhin dërguar redaksisë së JOQ Albania.

Sipas mediave malazeze, policia e Ulqinit u njoftua rreth orës 16:00 për rastin dhe identifikoi automjetin, si edhe drejtuesen, shtetase të Maqedonisë së Veriut. Ajo u arrestua teksa po përpiqej të largohej nga Mali i Zi.

Policia bëri të ditur se në vendngjarje po kryhen veprimet hetimore dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili do të ndjekë procedurat e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Ky rast ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ndërsa pamjet e publikuara kanë revoltuar opinionin publik për shkak të brutalitetit të aktit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit