“Po përgatitnin grill…” – detaje nga vdekja tragjike e 3 vjeçarit në Shtime

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.07.2026, 16:17

Policia ka njoftuar sot se një person është sjellë pa shenja jete në Qendrën Emergjente të Ferizajt nga Qendra Emergjente e Shtimes, rreth orës 21:00.

Bëhet fjalë për një fëmijë të moshës afro 3 vjeç.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së familjes, derisa ata po përgatitnin një grill.

Në një moment, fëmija dyshohet se kishte marrë një copë mishi, e cila i bllokoi rrugët e frymëmarrjes.

Prokurori ka urdhëruar dërgimin e trupit të pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjeko-ligjor.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit