Katër të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Banjë të Istogut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.07.2026, 16:07

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të enjten në fshatin Banjë të Istogut.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti është raportuar rreth orës 13:10 dhe në të janë përfshirë dy vetura.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se të gjithë të lënduarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit