Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro litri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.07.2026, 10:08

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00.

Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është caktuar 1.69 euro -litri, duke shënuar një rritje prej një centi krahasuar me ditën e djeshme, kur çmimi maksimal ishte 1.68 euro – litri.

Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës mbetet 1.50 euro – litri, ndërsa gazi 0.60 euro -litri.

Rritja e çmimit të dizelit po vazhdon prej disa ditësh radhazi, duke reflektuar trendin e fundit të shtrenjtimit të derivateve në tregun vendor.

Qytetarët që kanë ankesa lidhur me çmimet e derivateve mund t’i drejtohen ministrisë përmes adresës elektronike [email protected] ose në numrin pa pagesë 0800 11000.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit