“Dimër” në mes të verës? Parashikimi i motit për sot

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.07.2026, 10:03

Të premten, një tjetër masë e ftohtë dhe e fuqishme me origjinë polare, e shoqëruar me masa të lagështa ajrore, do të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin, të cilat lokalisht mund të paraqiten në formë të rrebesheve afatshkurtra.

Gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell, ndërsa vende-vende priten rrebeshe të izoluara, me mundësi për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Era do të fryjë nga veriu, herë pas here dhe lokalisht e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale nga 16 deri në 19°C. Si pasojë e këtyre vlerave të ulëta dhe kushteve atmosferike, moti do t’i ngjajë më shumë një vjeshte tipike, ndonëse jemi në kulmin e verës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit