Gjendet pa shenja jete një 38-vjeçar në Gjilan, Policia jep detajet e para

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.07.2026, 22:50

Një person 38-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Gjilan, të enjten rreth orës 18:26.

Lajmin e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit teksa shtoi se nga hetimet e deritanishme nuk ka dyshime për elemente të veprës penale të vrasjes.

“Me datën 23.07.2026 rreth orës 18:26, kemi pranuar informacion se në banesën e tij në qytetin e Gjilanit është gjetur pa shenja jete një person mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës i lindur më 1988. Njësitet relevante policore së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete”.

“Bazuar në hetimet e deritanishme nuk ka dyshime për elemente të veprës penale të vrasjes. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Hetimet janë duke vazhduar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit nga hetues policor të Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit”, ka thënë ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit