Ky është 19 vjeçari që humbi jetën sot pas një aksidenti me motorr

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.07.2026, 21:35

Gjatë ditës së sotme në Mleqan në magjistralen Prishtinë-Pejë ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident të rëndë me fatalitet humbi jeten një person I moshës 19-vjeçare,bëhet fjalë për Ermal Shala.

Lidhur me aksidentin e sotëm janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi tha se ai dyshohet se është vetëaksidentuar.

“Sot, rreth orës 15:40, në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetaksidentuar me motoçikletë.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletes (mashkull, 19 vjeçar) ishte pa shenja jete.Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit