Ky është djali 26 vjeçar që dyshohet se e vrau babain e tij aksidentalisht në Strellc të Deçanit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.07.2026, 21:25

Dyshohet se autori i vrasjes aksidentale sot në Strellc të Deçanit është Erdonit Hasanramaj 26 vjeç, i cili është edhe djali i viktimës, Shpend Hasanramaj.

Policia ka konfirmuar se vrasja dyshohet të ketë ndodhur në mënyrë askidentale në oborrin e stanit në Strellc.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, në një përgjigje ka konfirmuar se një person është vrarë në fshatin Strellc të Deçanit.

Ai ka thënë se në orën 13 e 42 minuta kanë marrë informacionet për një person të vrarë në oborrin e një stani në Strellc dhe sipas Rugovës, vrasja dyshohet se ka ardhur në mënyrë aksidentale dhe se bëhet fjalë për një incident mes familjarësh.

“ Me datën 23.07, rreth orës 13 e 42 minuta, kemi pranuar informata që në oborrin e një stani është një person i vrarë. Dyshohet për vrasje aksidentale dhe mes familjrëve. Është sekuestruar një armë e zjarrit dhe njësitet janë në vendin e ngjarjes.”, ka thënë Rugova.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit