Ky është personi që u vra aksidentalisht në Bjeshkët e Strellcit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.07.2026, 21:15

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të Epërm të komunës së Deçanit.

Dyshohet se djali ka vrarë aksidentalisht babanë në bjeshkët e Strellcit.

Viktima është Shpend Hasaramaj, 59 vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova tha se vrasja ka qenë aksidentale me armë zjarri.

“Rreth ore 13:43 policia ka pranuar një informatë se në Bjeshkët e Strellcit është një person i vrarë. Informacionet fillestare dyshohet se që është vrasje aksidentale mes fmailjarëve, policia ka sekuesturar një armë zjarri dhe jemi në proces të verifikimit të kësaj ngjarje”, tha Rugova.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit