Momenti i rëndë: Polici godet me shkop gome qytetarin që po vraponte

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.07.2026, 19:00

Tensionet e ashpra të regjistruara paraditen e sotme para Kuvendit nuk përfunduan me mbylljen e seancës plenare. Pasi një automjet zyrtar u godit me breshëri vezësh nga demonstruesit teksa po largohej nga Parlamenti, situata në terren ka eskaluar sërish.

Në vijim të aksionit për shpërndarjen e turmës, forcat e policisë kanë nisur ndjekjen e të rinjve në rrugët dytësore pranë zonës së protestës.

Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, dokumentohet një moment i rëndë: një efektiv policie godet me shkop gome një qytetar, i cili në ato momente po largohej me vrap dhe nuk po shfaqte rezistencë ndaj forcave të rendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit