Tensione në Kuvend: Rama ikën nga salla pasi opozita i gjuan me shishe uji

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.07.2026, 18:24

Tensione dhe kaos kanë përfshirë seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Ngjarja ka precipituar në momentin kur Kryeministri Edi Rama është larguar nga salla e parlamentit.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, largimi i kryeministrit ka nxitur reagimin e menjëhershëm të deputetëve të opozitës. Në shenjë proteste, disa prej deputetëve të Partisë Demokratike kanë qëlluar me shishe uji në drejtim të tij ndërsa ai po dilte nga salla.

Situata ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të Gardës së Republikës për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të incidentit dhe për të siguruar daljen e kryeministrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit