Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në Kukës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.07.2026, 10:43

Një zyrtar i Policisë së Kosovës raportohet se është gjetur i vdekur në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës.

Rreth orës 08:25 është konstatuar i pajetë shtetasi 35-vjeçar, banues në Prizren, punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bëhet me dije se Policia e Shtetit bëri të ditur se po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e sekuestruar është arma e shërbimit të efektivit, si edhe për sigurimin e të gjitha të dhënave që do t’i shërbejnë dokumentimit të plotë ligjor të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit