Një incident ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Një makinë e llojit "Audi A8" ka marrë flakë ecje e e sipër në afërsi të Ibës, rreth 1 kilometër pa arritur te tuneli.
Raportimet nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se automjeti është përfshirë shpejt nga flakët, ndërsa tymi i zi ka mbuluar zonën përreth.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e djegies së mjetit mbeten ende të paqarta. Ndërkohë, pamjet e mbërritura nga qytetarët tregojnë mjetin plotësisht nën pushtetin e zjarrit anës rrugës.
Lidhur me ngjarjen, një qytetar ka shkruar për redaksinë e JOQ Albania:
“Përshëndetje JOQ! Para gjysmë ore në Ibë, në aksin Elbasan-Tiranë, 1 km poshtë tunelit, një Audi A8 benzine mori flakë në rrugë.”