Një tjetër procedurë prokurimi publik e zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), nën drejtimin e Dritan Agollit, ngre dyshime të forta për praktika klienteliste dhe kufizim të konkurrencës
Bëhet fjalë për tenderin me objekt: "Ndërhyrje për përmirësimin e aksesit, konektivitetit & mobilitetit rajonal dhe lokal: Sistemim Asfaltim i rrugës Hyrja e qytetit Koplik dhe rrugës Dalja e qytetit Koplik për Bajzë, Njesia Administrative Koplik & Sistemim asfaltim Bypass Shëngjin".
Kronika e Një Garsë të Paracaktuar me 19 Konkurrentë në Letër, dhe fitues Metalinë e "4 A-M" presanomen e Baç Ulajt.
Megjithëse në garë u përfshinë plot 19 operatorë ekonomikë dhe bashkime operatorësh, skenari ka përfunduar me shpalljen fitues të operatorit "4 A-M" sh.p.k.
Ajo që përbën një Red Flag të qartë sipas filtrave analitikë të pajtueshmërisë, është fakti se fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët, ndërkohë që procedura është shoqëruar me një valë skualifikimesh masive të pjesës tjetër të konkurrentëve.
Filtri i Përjashtimeve dhe Kriteret e Dyshimta Në njoftimin e fituesit, autoriteti kontraktues ka listuar një sërë skualifikimesh të operatorëve konkurrues, duke përdorur si argument mosplotësimin e një kriteri teknik në tender.
Sipas pikës 2.3.1 të DST-së, operatorët detyroheshin të provonin: a) Punë të ngjashme për një objekt të vetëm në vlerë jo më të vogël se 50% e vlerës së përllogaritur të kontratës gjatë pesë viteve të fundit; ose b) Vlerë totale të punëve të kryera gjatë pesë viteve të fundit jo më të vogël se dyfishi i vlerës limit.
Këto kritere të rrepta shpesh shërbejnë si mekanizma filtri për të ngushtuar rrethin e konkurrentëve, duke lënë rrugë të lirë për fituesit e paraprakisht preferuar, ndërkohë që institucioni i drejtuar nga Dritan Agolli vijon të mbyllë sytë përpara ofertave të tjera në treg.

