“Desh na bëri copash”, Audi futet në kundravajtje në kthesën e Rinasit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.07.2026, 20:49

Një tjetër episod i rrezikshëm në rrugët e vendit është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, ku një drejtues mjeti akuzohet se ka rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës duke kryer një manovër të ndaluar.

Në videon e dërguar nga denoncuesi, shihet një automjet tip Audi A3 me targë AA916TZ, i cili lëviz në kundravajtje në zonën e kthesës së Rinasit, duke u futur në korsinë e mjeteve që po qarkullonin normalisht.

Sipas qytetarit që ka dërguar pamjet, situata ka qenë shumë e rrezikshme dhe për pak ka përfunduar në aksident.

"Ky mjet tip Audi A3 me targë AA916TZ desh na bëri copash duke u futur kundravajtje në kthesën e Rinasit," shkruan ai në denoncimin e dërguar në redaksinë tonë.

Nga pamjet duket se drejtuesi i Audi-t ecën për disa çaste në sens të kundërt, duke detyruar mjetet e tjera të tregojnë kujdes për të shmangur një përplasje të mundshme.

Manovra të tilla përbëjnë një nga shkeljet më të rrezikshme të Kodit Rrugor, pasi mund të sjellin pasoja fatale, veçanërisht në segmente me qarkullim të dendur.

JOQ Albania u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe i fton autoritetet kompetente të verifikojnë pamjet dhe të marrin masat e nevojshme nëse konstatohen shkelje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit