Aksident tragjik në Lushnje, humb jetën 39-vjeçari! Pesë të plagosur, mes tyre tre fëmijë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 19.07.2026, 18:09

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin Çermë–Divjakë, në afërsi të fshatit Çermë Shkumbin, ku një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Viktima është Barjam Kacani, 39 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip "Opel". Sipas informacioneve paraprake, mjeti i tij është përplasur ballë për ballë me një automjet tip "BMW", duke shkaktuar një aksident me pasoja të rënda.

Si pasojë e përplasjes, 39-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa në automjetin tjetër kanë mbetur të plagosur pesë persona, mes tyre tre fëmijë. Fatmirësisht, sipas burimeve mjekësore, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas aksidentit, ambulancat transportuan të lënduarit drejt Spitalit të Lushnjës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, viktima ishte babai i tre fëmijëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit