Rasti i helmimit të studentëve të akademisë së Policisë nga kompania e Soroi-Al e Nikolin Nikoqorit ishte një nga ngjarjet më flagrante që vërteton se në Shqipëri mikrobet hedhin valle në zorrët e të vobektëve ndërkohë që në xhepat e oligarkëve futen paratë publike... Por ironia më e madhe është se rasti i helmimit u përsërit dy herë brenda një kohe të shkurtër...
JOQ ka denoncuar prej vitesh me prova faktike që çarçafët e QSUT që merrte Nikoqiri për t'i larë ngaqë e kishin shpallur fitues tenderi, i ngarkonte në kamionët e kompanisë së tij të bulmetit ZEPA NATYRAL. E kjo masakër nikoqirllëku u pasqyrua edhe me kompaninë e tij SORI-AL që helmoi stomakun e studentëve të pafajshëm.
Komania u nxorr e pastër pas helmimit të parë paai Blerina Gjylameti e AKU i mori haraçin Nikolin Nikoqirit dhe gruas së tij Alma Tafanit. Por kjo gjë është përsëritur edhe pas helmimit të dytë, këtë radhë Nikoqiri i ka paguar një dorë të mirë lekësh sekretares së Klodian Allajbeut, Rudina Degjonit, aktualisht drejtoreshë e QSUT, konfirmoi se asnjë pacient nuk është diagnostikuar me helmim ushqimor.
Sot dokumentet zyrtare tregojnë një panoramë krejt tjetër. Asnjë diagnozë për helmim ushqimor, asnjë analizë pozitive dhe asnjë institucion që të ketë provuar se studentët e Akademisë së Sigurisë u sëmurën nga ushqimi i kompanisë.
Dokumentet e QSUT dhe AKU përfundojnë në të njëjtën pikë: Nuk u gjetën prova që të lidhin rastet me ushqimin e përgatitur nga SORI-AL, ndërsa aktiviteti i kompanisë është lejuar të vijojë normalisht, deri në helmimin e tretë.