Një moment i pazakontë u regjistrua mbrëmjen e kësaj të shtune gjatë protestës së 49-të qytetare në Tiranë.
Gjatë fjalimeve para Kryeministrisë, një i ri mori mikrofonin dhe, pasi artikuloi disa thirrje në mbështetje të protestës, përdori një shprehje banale që u kujtoi shumë qytetarëve frazën e famshme të Zani Çaushit gjatë trazirave të vitit 1997, kur në një intervistë me gazetarë të huaj përdori të njëjtat fjalë.
Deklarata shkaktoi reagime të menjëhershme mes të pranishmëve. Menjëherë pasi e tha, i riu u largua nga podiumi, ndërsa disa protestues e qortuan, duke theksuar se gjuha e përdorur nuk përfaqësonte frymën e protestës qytetare.
Episodi zgjati vetëm pak sekonda dhe tubimi vijoi normalisht me fjalimet e tjera, përpara se qytetarët të nisnin marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit.