Tragjedi në Korçë: Kishte shkuar për vizitë te motra, 62-vjeçari humb jetën pasi rrëshqiti në tualet

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.07.2026, 20:38

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Korçë, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi u rrëzua aksidentalisht në banesën e motrës së tij.

Sipas informacioneve paraprake, 62-vjeçari, banues në Bilisht, kishte shkuar për vizitë te motra kur dyshohet se ka rrëshqitur në ambientet e tualetit. Si pasojë e rrëzimit, ai ka pësuar dëmtime të rënda në kokë.

Menjëherë pas ngjarjes, familjarët kanë njoftuar shërbimin e urgjencës dhe i moshuari është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Korçës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka arritur t'u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë do t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit