“Në të njëjtin vend parkimi, të tjerët 10 e 20 mijë lekë, mua 30 mijë gjobë”

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 18.07.2026, 18:47

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim ndaj një efektivi të Policisë Bashkiake, duke pretenduar se është gjobitur në mënyrë të pabarabartë krahasuar me drejtues të tjerë mjetesh të parkuar në të njëjtin vend.

Sipas qytetarit, ngjarja ka ndodhur pranë Degës së Thesarit, ku disa automjete ishin parkuar në të njëjtën zonë. Ai pretendon se, ndërsa drejtues të tjerë kanë marrë gjoba me vlerë 10 mijë dhe 20 mijë lekë, automjeti i tij është gjobitur me 30 mijë lekë.

Në mesazhin dërguar JOQ Albania, qytetari shprehet:

"Përshëndetje JOQ. Desha të bëja një ankesë për një punonjës policie, D. Allmucaj, i cili ka qenë sot te Dega e Thesarit duke vendosur gjoba. Të tjerët i ka gjobitur me 10 dhe 20, ndërsa mua me 30, në të njëjtin vend ku kanë qenë të parkuara makinat. Një makinë tjetër ishte e parkuar te vizat e bardha dhe kishte gjobë 20."

Qytetari kërkon një sqarim mbi kriteret e përdorura për vendosjen e masave administrative, duke ngritur pikëpyetje nëse gjobat janë vendosur në përputhje me Kodin Rrugor apo nëse ka pasur trajtim të ndryshëm për automjete të ndodhura në të njëjtat kushte.

JOQ Albania mbetet e hapur për një reagim nga Policia Bashkiake, nëse dëshiron të sqarojë rrethanat e këtij rasti dhe arsyen e diferencës në vlerën e gjobave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit