“Nëse fitojmë Botërorin, do bëj tatuazh De la Fuenten dhe do largohem nga kombëtarja”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 18.07.2026, 18:21

Mbrojtësi i Spanjës, Marc Cucurella, ka bërë një deklaratë që ka shkaktuar reagime të shumta në prag të finales së Kupës së Botës.

Futbollisti i Real Madridit u shpreh se, në rast se Spanja shpallet kampione e botës, do të bëjë tatuazh në trup fytyrën e trajnerit Luis de la Fuente dhe menjëherë pas kësaj do t'i japë fund karrierës së tij me kombëtaren.

"Nëse fitojmë, do të bëj tatuazh fytyrën e De la Fuente në trupin tim dhe do të njoftoj tërheqjen nga kombëtarja", deklaroi Cucurella.

Mbrojtësi spanjoll argumentoi se pas fitimit të mundshëm të Botërorit nuk do të kishte më objektiva për të arritur me fanellën e "La Roja".

"Kupa e Botës, Kampionati Europian... çfarë mund të fitosh më shumë? Të hënën do ta telefonoja trajnerin dhe do t'i thosha se për mua gjithçka mbaron këtu", u shpreh ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit