IKMT ka gjobitur me vlera tallëse për t'i treguar publikur se punon, pavarësisht se ka aprovuar lejet për betonizimin të Jugut për Kompanitë Gjoka Konstruksion të Rrok Gjokës, Gjikuria të Lenc dhe Milo Gjikurisë, Anchor Beton i Ard Kollçakut, Eral Construction Company i Gramoz dhe Ervin Qendros dhe Beton Express 2018 i Mond Begës.
Kompanitë e oligarkëve të ndërtimit janë gjobitur dhe pezulluar nga aktiviteti i tyre për shkak të shkeljeve të rënda mjedisore në Jug të vendit ku po ndërtojnë hotelet e tyre dhe mbetjet nga gërryerja e tokës i plasin në detin e Palasës, Drimadhës apo Dhërmiut. Kjo nuk do të thotë se punimet për hotelet e tyre janë ndërprerë. Ëshrë thjesht show i radhës i IKMT që ëshrë futur në rol sikur i intereson shkatërrimi i mjedisit...
Këto subjekte nuk kanë respektuar kushtet strikte të përcaktuara në lejet mjedisore të miratuara nga autoritetet përkatëse, duke ndotur vijën bregdetare, e duke anashkaluar zbatimin me rigorozitet të standardeve për mbrojtjen e mjedisit.
Mbi kushtet e përmendura në lejet mjedisore Në lajmin e publikuar nuk specifikohen detajet teknike për secilën kompani, megjithatë, kur autoritetet pezullojnë aktivitetin për "mosrespektim të kushteve të lejes mjedisore", zakonisht bëhet fjalë për shkelje të tilla si: Hedhja e inerteve apo mbeturinave të ndërtimit në vende të palicencuara ose lumenj/përrenj; Mospërdorimi i masave mbrojtëse për të frenuar pluhurin (në kantieret pranë zonave të banuara ose turistike) dhe tejkalimi i orareve të lejuara të punës; Mosinstalimi i sistemeve të dekantimit apo filtrimit për ujin që përdoret në proceset e betonit, duke bërë që ai të derdhet i patrajtuar në mjedis; Puna jashtë perimetrit të lejuar nga leja e ndërtimit ose dëmtimi i hapësirave të gjelbërta përreth kantierit.