Çifti nuk përmbahet, filmohen duke bërë seks në plazh në mes të ditës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.07.2026, 19:55

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një çift që kryen veprime intime në një hapësirë publike, në plazhin e Fllakës në Durrës.

Sipas qytetarit që ka dërguar pamjet, videoja është filmuar pasditen e djeshme, në një moment kur në plazh ndodheshin shumë pushues, mes tyre edhe familje me fëmijë.

"Ishim me familje në plazh", shkruan denoncuesi, duke shprehur shqetësimin për faktin se skena të tilla zhvilloheshin në sy të pushuesve të tjerë.

Nga pamjet e siguruara nga JOQ Albania shihet një çift në ujë, i cili, sipas denoncuesit, kryente veprime intime pa u shqetësuar nga prania e personave të tjerë në afërsi.

Plazhet janë hapësira publike të frekuentuara nga njerëz të të gjitha moshave, ndaj qytetarët kërkojnë që të respektohen normat e bashkëjetesës dhe të shmangen sjellje që mund të konsiderohen të papërshtatshme, veçanërisht në prani të familjeve dhe fëmijëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit