Tragjedi në Mengël: Ndërron jetë në spital 19-vjeçari Klement Balla

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.07.2026, 19:04

Nuk ka arritur t'u mbijetojë plagëve të rënda 19-vjeçari Klement Balla, i cili u aksidentua pasditen e sotme në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd.

Edhe pse u transportua me urgjencë drejt spitalit pas përplasjes së fortë në fshatin Mengël, ku makina e tij doli nga rruga dhe u shkatërrua plotësisht, mjekët nuk kanë mundur dot ta mbajnë në jetë të riun nga fshati Griqan.

Me ndarjen nga jeta të 19-vjeçarit, ngjarja ka kaluar menjëherë nën drejtimin e Prokurorisë. Grupi hetimor po kryen veprimet e fundit në vendngjarje për të rindërtuar dinamikën e plotë. Paraprakisht mendohet se shpejtësia e madhe ka bërë që i riu të humbte kontrollin e mjetit, duke u përplasur fatalisht me barrierat anësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit