Dy punonjës të Policisë së Shtetit kanë përfunduar në pranga, pasi dyshohen se kanë kryer veprat penale të korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës, në një rast që u zbulua pas publikimit të një videoje në JOQ Albania.
Bëhet fjalë për inspektorët D. B., 25 vjeç dhe E. K., 23 vjeç, të dy pjesë e Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë. Arrestimi i tyre u krye nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë.
Sipas njoftimit zyrtar, hetimi nisi menjëherë pasi më 16 korrik 2026, JOQ Albania,publikoi pamje filmike që ngritën dyshime për sjelljen e efektivëve. Materiali u analizua dhe u verifikua nga strukturat hetimore të AMP-së, çka çoi në arrestimin në flagrancë të dy policëve.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje, si në rolin e dhënësit të ryshfetit, ashtu edhe të personave që mund të kenë penguar zbulimin e së vërtetës.