Një investigim i JOQ i pak javëve më parë zbuloi se për shumëkënd Andi Ballta nuk është thjesht një kamarier i pagëzuar në bankar nga elitat.
Emri i tij lidhet me një nga historitë më të debatuara të pronave në jug të vendit, ku mijëra metra katrorë tokë në Poro dhe Zvërnec kaluan nga kolateralet bankare në fonde investimi të lidhura me ABI Bank. Mënyra se si këto prona përfunduan në këto struktura ka ngritur një sërë pyetjesh që vazhdojnë të mbeten pa përgjigje publike.
Por në fokusin e denoncimeve të vazhdueshme për lëvizjet e dyshimta financiare, emri i Balltës, drejtorit të ABI Bank, dhe biznesmenit Artan Dulaku shfaqen sërish si një nyje e dyshimtë transaksionesh.

Fillimisht themelohet kompania "ILIRIA DEVELOPMENT", qarkullojnë 4 MILIONË € dhe e mbyllin. Shareholderi NEP INVESTMENT CORP është nën përfaqësinë e shoqes së Balltës Vilsa Likës, e cila njihet gjerësisht si prestanome e Andi Balltës dhe shërben si lavatriçja e këtij të fundit për pastrimin e parave të pisëta.


Më pas dyshja Ballta-Dulaku themelojnë kompaninë "ILIRIA DEVELOPMENT 2", në shkurt të vitit 2008. Kjo kompani ngre pikëpyetje të mëdha mbi burimin e kapitalit dhe shpejtësinë me të cilën u mbyll.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania në fjalë u regjistrua me një kapital fillestar prej 6 MILIONË €, ku si ortakë figuronin Artan Dulaku me 30% të aksioneve dhe kompania "NEP Investment Corp" e përfaqësuar nga Vilsa Lika, me bazë në Ishujt Kajman me 70% të aksioneve. Administrator i kësaj kompanie u emërua Andi Ballta, i cili mori detyrën në prill të vitit 2008.

Ajo që e bën këtë histori të dyshimtë është natyra "blic" e aktivitetit të saj. Brenda një harku të shkurtër kohor, kompania ndryshoi statusin në "Shoqëri në Likuidim e Sipër" në vitin 2009, për t'u çregjistruar përfundimisht në korrik të vitit 2011.
Me këtë kompani dyshja qarkullon 6 MILIONË € dhe më pas e mbyll!
Përfshirja e parave të ardhura nga parajsat fiskale, siç janë Ishujt Kajman, dhe përfaqësimi i këtyre interesave nga dyshja Ballta-Dulaku, ka nxitur zëra për përdorimin e këtyre mekanizmave për pastrim parash.
Përderisa 10 MIIONË € janë qarkulluar përmes skemave të tilla të krijuara dhe shkrira me shpejtësi, pyetja që mbetet pa përgjigje është: Cili është burimi real i këtyre parave dhe pse këto struktura u mbyllën aq shpejt pasi kryen transaksionet e tyre?