Si kunati i Bashës dhe Dhjusi pastrojnë paratë tek kulla Lion Park

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.07.2026, 11:19

Klani "KLAN" duket se nuk do heqë ndonjëherë dorë nga blutë në politikë pavarësisht se kohët i kanë detyruar të ndërrojnë ngjyrë si kameleon e të shndërrohen në mavi. Dhjusi i Lion Park, puppeti më i njohur në botën oligarkike, duket se është përfshirë në një skemë pastrimi parash me kunatin e Bashës.

Një seri transaksionesh me pasuri të paluajtshme në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Erion Isufin, kunatin e ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe bashkëshorten e tij, Stela Dhamo.

Isufi ka blerë 2,143 m2 njësi tregtare në kompleksin “Lion Residence”, pranë Parkut të Liqenit tek Dhjus Bushaj për një vlerë të deklaruar prej 4.6 MILIONË € (ndërkohë që vlera e tregut është 10-15 MILIONË €), me rreth 2,100 € për m2. Më pas ka shitur 1,000 m2 nga kjo sipërfaqe për afro 5 MILIONË €, me një çmim prej rreth 5,000 € për m2. Kështu kunati ka pastruar mbi 3 MILIONË € para të pisëta me tek lëvizje.

Ndërkohë që minimalisht vlera e tregut për sipërfaqen fillestare të blerë nga Isufi është rreth 10-15 MILIONË €, ka dyshime të forta se Isufi, 2143 m2 i ka blerë me realisht me mbi 10 MILIONË €, por e ka deklaruar vlerën 4.6 MILIONË €, duke i dhënë Dhjusit pjesën tjetër të pagesës cash në dorë.

Më pas një pjesë së sipërfaqes së blerë, Isufi ka nisur ta shesë me vlerën reale të tregut, duke futur dhe pastruar kështu në sistemin bankar paratë e pista, të thata.

Diferenca mes çmimit të deklaruar në blerje dhe atij të shitjes ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si janë realizuar këto transaksione. Nëse një skemë e tillë do të provohej nga organet ligjzbatuese, ajo do të përbënte një nga format më klasike të fshehjes së burimit të parave.

Erion Isufi dhe Stela Dhamo kanë ndërtuar një portofol pasurish me vlerë dhjetëra milionë euro. Në listë përmenden një vilë në Palasë, apartamente në kompleksin “Ambasador 2”, ambiente në “Lion Residence”, prona në zonën e ish-Bllokut, rezervime në kulla banimi, si edhe të paktën pesë vila në periferi të Tiranës.

Një pjesë e pasurive rezultojnë të regjistruara edhe në emër të familjarëve, më së shumti në emër të mamasë së Dhamos. Çifti disponon llogari bankare me vlera shumë milionëshe, teksa ka dyshime se fondet e çiftit në disa banka kryesore të nivelit të dytë në vend janë kthyer në kasaforta të skemave të pastrimit të parave.

Një pjesë e mirë e tyre janë mbledhur kur Basha ishte në krye të PD e mbante kunatin si bankomat për paratë që i derdhnin oligarkët për ndere.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit