“Kërrtapi që bleva te ‘Someg Bakery’, doli tërë myk”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.07.2026, 00:57

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast që, sipas saj, ngre pikëpyetje serioze mbi sigurinë ushqimore.

Ajo thotë se ka blerë disa ëmbëlsira të njohura si "Kertap" në 'Someg Bakery' në Tiranë, por pasi ka hapur kutinë, ka konstatuar se njëra prej tyre ishte e mbuluar me myk në pjesën e brendshme.

Qytetarja ka dërguar në redaksinë tonë videon, fotografi të produktit dhe kuponin tatimor të blerjes, të cilat, sipas saj, vërtetojnë se ëmbëlsirat janë blerë në këtë pastiçeri.

Në videon e dërguar për JOQ Albania, ajo shprehet:

"Përshëndetje JOQ! Doja të bëja një denoncim për këtë pastiçeri, pasi kam marrë disa ëmbëlsira dhe këto janë ëmbëlsirat e famshme 'Kertap'. Siç e shikoni, është me myk. Skandaloze."

Pamjet e mbërritura në redaksi tregojnë atë që duket si myk në brendësi të një prej ëmbëlsirave, ndërsa qytetarja kërkon që rasti të bëhet publik për të sensibilizuar konsumatorët dhe institucionet përgjegjëse.

JOQ Albania fton Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU) të verifikojë këtë denoncim dhe të kryejë kontrollet e nevojshme për të sqaruar rastin, në mënyrë që të garantohet siguria ushqimore e konsumatorëve.

Shënim: JOQ Albania mbetet e hapur për reagimin e Someg Bakery dhe do ta publikojë atë nëse subjekti dëshiron të japë sqarimin e tij lidhur me këtë denoncim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit