5 Maji, Don Bosko dhe Lapraka: Gjysma e Tiranës pa drita prej më shumë se një ore

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 13.07.2026, 22:54

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur disa video nga qytetarë të zonave të ndryshme të Tiranës, të cilët denoncojnë se kanë mbetur pa energji elektrike për më shumë se një orë.

Sipas denoncimeve, ndërprerja e energjisë ka prekur lagjet 5 Maji, Don Bosko dhe Lapraka, ku banorët shprehen se situata po krijon shqetësim, veçanërisht për familjet me fëmijë dhe të moshuar.

Në një prej videove të dërguara në redaksi, banorët tregojnë rrugët e zhytura në errësirë, ndërsa fëmijët vazhdojnë të luajnë jashtë pa ndriçim.

"Lagjja 5 Maji pa drita. Ka një orë që jemi pa energji. Fëmijët po luajnë në errësirë. Shikoni çfarë bëhet," dëgjohet të thotë qytetari që ka dërguar videon.

Pamje të ngjashme kanë mbërritur edhe nga Don Bosko dhe Lapraka, ku banorët raportojnë të njëjtin problem dhe kërkojnë ndërhyrje për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.

Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar mbi shkakun e ndërprerjes së energjisë apo kohën kur pritet të rikthehet furnizimi në këto zona.

JOQ Albania do të ndjekë situatën dhe do të publikojë çdo informacion të ri sapo të ketë një reagim nga autoritetet përgjegjëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit