Zjarri në Llaman del jashtë kontrollit: Banorët kërkojnë ndërhyrje me helikopter

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 13.07.2026, 21:54

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të hëne zonën pranë antenave, mes Llamanit dhe Himarës, duke djegur sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, ndërsa në terren po vijon operacioni për vënien nën kontroll të zjarrit.

Në vendngjarje ndodhen pesë mjete zjarrfikëse, ndërsa efektivët po punojnë për izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve. Megjithatë, sipas banorëve të zonës, ndërhyrja vetëm me mjete tokësore nuk po mjafton për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur pamje nga vendngjarja, ku qytetarët shprehen se era po e përhap zjarrin me shpejtësi dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga ajri.

"Era e përhap zjarrin shumë. Zjarrfikësit nuk po e shuajnë dot. Duhen helikopterë për shuarjen e zjarrit", shkruan qytetari që ka dërguar videon.

Banorët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga autoritetet, duke theksuar se ndërhyrja me helikopter mund të jetë vendimtare për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve, sidomos për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë.

Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar apo banesa të përfshira nga zjarri, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve vijon. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit