I moshuari përplaset nga makina, përfundon i gjakosur në mes të rrugës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.07.2026, 20:19

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Tiranë, ku një i moshuar është përplasur nga një automjet teksa ishte duke lëvizur si këmbësor.

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur pamje nga vendngjarja, ku i moshuari shihet i shtrirë në asfalt, ndërsa qytetarë të pranishëm i afrohen menjëherë për t'i dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e shërbimeve të emergjencës.

Sipas qytetarit që dërgoi videon, aksidenti ka ndodhur pranë zonës së njohur si "3-shi", në afërsi të mbikalimit të shinave.

Nga pamjet duket se këmbësori ka pësuar gjakderdhje, megjithatë në momentin e filmimit ai shfaqet i vetëdijshëm. Gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta.

JOQ Albania shpreson që i moshuari të jetë jashtë rrezikut për jetën dhe u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat me lëvizje të dendur të këmbësorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit