Banesa private përfshihet nga flakët në Kamëz, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen e zjarrit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.07.2026, 20:41

Një banesë private është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Kamëz, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.

Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, fatmirësisht nga ky incident nuk ka persona të lënduar. Banorët bëjnë me dije se në banesën e përfshirë nga zjarri nuk jetonte asnjë person.

Në vendngjarje kanë mbërritur në kohë forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre te banesat përreth.

Aktualisht nuk dihen shkaqet që çuan në rënien e zjarrit, ndërsa pritet që ekspertët të kryejnë verifikimet për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi incidentin.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, situata është vënë nën kontroll, ndërsa autoritetet vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit