Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën pushuesit në Velipojë pas një ataku në det

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.07.2026, 14:56

Një ngjarje e rëndë, që për pak sa nuk përfundoi me pasoja fatale, është regjistruar ditën e sotme në plazhin e Velipojës, ku një pushues mbi 65 vjeç u shpëtua falë reagimit të menjëhershëm të vrojtuesit të plazhit, Besfort Gjoklaj.

Sipas informacioneve paraprake, burri dyshohet se pësoi një atak teksa ndodhej në ujë. Në momentin kur u nxor nga deti nga vrojtuesi, ai ishte pa puls dhe pa frymëmarrje.

Besfort Gjoklaj ndërhyri menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke kryer manovrat e reanimimit kardiopulmonar (CPR). Pas disa minutash përpjekjesh, pushuesi rifitoi shenjat jetësore.

Më pas, ai iu dorëzua ekipit të Urgjencës, i cili e transportoi drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm.

Ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e vrojtuesit shmangu një tragjedi, duke i shpëtuar jetën pushuesit dhe duke vënë në pah edhe një herë rëndësinë e pranisë së vrojtuesve në plazhe gjatë sezonit veror.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit