“Edi Rama, o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, qytetarët nisin marshimin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.07.2026, 22:24

Pas fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar protestën e 42-të qytetare kundër klasës politike.

Mijëra qytetarë po ecin në bulevardet e Tiranës me flamuj kuqezi dhe pankarta në duar, ndërsa brohorasin thirrjet që janë kthyer në simbol të kësaj lëvizjeje.

"Rama n'burg, Berisha n'burg" dhe "Edi Rama, o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë" dëgjohen të jehojnë gjatë marshimit, ndërsa qytetarët kërkojnë largimin e klasës politike që ka drejtuar vendin për më shumë se tre dekada.

Për të 42-ën ditë me radhë, protesta vijon pa ndërprerje, duke mbledhur çdo mbrëmje qytetarë nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit, të cilët shprehen se do të vazhdojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Marshimi pritet të vijojë në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit edhe gjatë orëve në vazhdim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit