Përplasen tre automjete në aksin Elbasan–Peqin, 5 të plagosur, dy luftojnë për jetën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.07.2026, 20:49

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin kombëtar Elbasan–Peqin, në afërsi të fshatit Karinë, ku janë përfshirë në një përplasje tre automjete.

Sipas informacioneve paraprake, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur pesë persona. Dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike dhe janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe ekipet e urgjencës, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e të lënduarve dhe normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor ka nisur veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave që çuan në përplasjen e tre mjeteve.

Pritet që në orët në vijim autoritetet të japin më shumë detaje mbi gjendjen e të plagosurve dhe dinamikën e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit