Flakët i marrin jetën një 74-vjeçari në Korçë, evakuohen banorët e pallatit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.07.2026, 16:27

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës, ku një zjarr që shpërtheu në një apartament pranë pastiçerisë “Tasho” i ka marrë jetën një 74-vjeçari.

Viktima është identifikuar si Urim Hysolli, i cili ndodhej brenda banesës në momentin kur flakët përfshinë apartamentin. Pavarësisht përpjekjeve për ndërhyrje, ai nuk ka arritur të dalë në kohë dhe ka humbur jetën.

Për shkak të tymit të dendur që u përhap në pallat, shërbimet zjarrfikëse evakuuan banorët e tjerë për të shmangur çdo rrezik. Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe efektivët e policisë, të cilët po asistojnë në menaxhimin e situatës.

Ndërkohë, zjarrfikësit vijojnë punën për shuarjen e plotë të flakëve, ndërsa grupi hetimor ka nisur verifikimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Dyshimet e para flasin për një zjarr të shkaktuar nga pakujdesia, por shkaku i saktë do të përcaktohet pas përfundimit të ekspertizës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit