Bela dhe Spiropali ndajnë të njëjtin sekser

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 11.07.2026, 15:12

Dy nga figurat më të rëndësishme të Partisë Socialiste, Belinda Balluku dhe Elisa Spiropali, sipas burimeve të afërta, ndajnë të njëjtin sekser, një personazh me identitete të shumëfishta dhe një të kaluar të mbushur me akuza. Në dukje rivale në politikë, ato duket se kanë një emërues të përbashkët: paratë dhe të njëjtin ndërmjetës.

Pas takimit misterioz të Elisa Spiropalit me Indrit Meçajn, një figurë me identitete të shumëfishta, si Indrit Aliu (Kolleshi), David Isaac e të tjera, po del gradualisht në dritë një rrjet lidhjesh që ngjall dyshime të thella mbi transparencën dhe moralin në skenën politike shqiptare. Fotografia e tyre duke pirë kafe së bashku, e cila qarkulloi fillimisht si një takim i rastësishëm, tashmë duket si një copëz e një mozaiku shumë më kompleks dhe problematik.

Ky personazh i dyshimtë funksionon si sekser i përbashkët për dy figura të spikatura politike: Belindën Balluku dhe Elisa Spiropalin. Kur në lojë hyjnë para cash, lidhje biznesi dhe favore të ndërsjella, rivaliteti politik kalon në plan të dytë. Meçaj ka shërbyer si kanal për sigurimin e parave cash për Belindën gjatë kohës kur ajo drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa akuzohet se ka vjedhur rreth 800 mijë dollarë nga fondacioni i Ilir Berishës. Lidhjet e tij me rrjete izraelite, me grupe kriminale të trafikimit të drogës dhe dalja relativisht e fundit nga burgu, vetëm pak para vdekjes së nënës së tij, e bëjnë atë një ndërmjetës ideal për operacione në hije.

Por lidhjet nuk mbarojnë këtu. Meçaj është shok i ngushtë edhe me bashkëshortin e Elisa Spiropalit, Salarjon Totajn, nipin e Gramoz Ruçit. Kjo rrjetë personale dhe familjare shton dyshimet se takimi “i thjeshtë për kafe” mund të ketë qenë pjesë e një koordinimi më të thellë, ku interesat private, politike dhe financiare përzihen në mënyrë të rrezikshme.

Kështu, ajo që në publik paraqitet si një garë për supremaci mes dy figurave të spikatura, në realitet mund të jetë një bashkëjetesë interesash. Ndërsa Shqipëria pretendon se po ecën drejt transparencës evropiane dhe një kulture të re politike, zbulimi se dy figura të rëndësishme ndajnë jo vetëm tryezën, por edhe “shërbimet” e një personazhi me identitete të shumëfishta dhe një biografi të mbushur me akuza të rënda, ngjall një shqetësim të thellë.

Është sikur, prapa fasadës së politikës zyrtare, vazhdon të lulëzojë një botë paralele, ku lidhjet e errëta, paratë cash dhe ndikimet e dyshimta diktojnë ritmin e vërtetë. Ky skandal nuk është thjesht një histori thashethemesh apo një skandal rozë. Është një pasqyrë e një sistemi ku kufijtë midis politikës, biznesit të dyshimtë dhe botës kriminale mbeten të turbullt, dhe ku rivalët e djeshëm mund të ulen në të njëjtën tryezë, ose të paktën të përdorin të njëjtin ndërmjetës, sapo paratë dhe interesat vendosin rregullat e lojës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit