Sherr brutal në Tiranë! Një person goditet me shkelma e grushte në kokë teksa është i shtrirë në tokë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.07.2026, 01:26

Një sherr i rëndë është regjistruar pak pas mesnatës pranë pallateve "Çabej" në Tiranë, ku një person është dhunuar brutalisht teksa ndodhej i shtrirë në trotuar.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë momentet e tensionit, ku katër persona janë të përfshirë në ngjarje. Njëri prej tyre shihet i shtrirë në tokë, ndërsa një tjetër, i veshur me bluzë të bardhë, i afrohet me agresivitet dhe e godet me shkelma në kokë dhe me grushte, edhe pse ai ndodhet i pambrojtur në tokë.

Në video duket gjithashtu një person tjetër që përpiqet të afrohet pranë të dhunuarit, por shtyhet nga autori i dyshuar i dhunës, ndërsa një person i katërt ndërhyn për të qetësuar situatën dhe për ta larguar agresorin.

Ngjarja ka ndodhur pranë automjeteve të parkuara në një zonë të banuar dhe ka alarmuar banorët, të cilët kanë filmuar gjithë skenën nga pallatet përreth.

Deri në këto momente nuk dihen shkaqet që çuan në konflikt dhe nuk ka ende një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me këtë ngjarje.

JOQ Albania pret një sqarim nga autoritetet për identifikimin e personave të përfshirë, rrethanat e konfliktit dhe gjendjen shëndetësore të personit të dhunuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit