U arrestua për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, gjykata liron nga qelia ish-kandidatin e PS

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.07.2026, 18:02

Ish-zëvendësdrejtori i Kadastrës së Dibrës, Daniel Gjura, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër për ndryshimin e masës së sigurisë.

Sipas burimeve për mediat, vendimi është marrë nga gjyqtarja Enkeleda Halilaj, e cila ka pranuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë për zbutjen e masës së sigurisë.

Në vend të masës "arrest në burg", të vendosur më 17 qershor 2026, gjykata ka caktuar masat "detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore" dhe "ndalim i daljes jashtë shtetit".

Po ashtu, Gjura është detyruar të paraqitet pranë oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër çdo të hënë të dytë të muajit, në orën 12:00.

Gjykata ka urdhëruar lirimin e tij, me kusht që ndaj tij të mos ketë ndonjë masë tjetër sigurie ose dënim penal në fuqi.

Daniel Gjura, i njohur edhe si ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 2025, u arrestua mbrëmjen e 7 korrikut, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia. Ndaj tij ishte caktuar masa "arrest në burg" për veprat penale të "Mashtrimit" dhe "Falsifikimit të dokumenteve", të kryera në bashkëpunim.

Arrestimi i ish-zyrtarit erdhi vetëm pak ditë pasi Policia e Dibrës goditi një skemë të dyshuar për tjetërsimin e pronave në këtë qark, ku në hetim u përfshinë edhe disa zyrtarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit