Tentoi të bëhej gjyqtare, KLGJ i thotë jo motrës së Belinda Ballukut

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 10.07.2026, 17:44

Pamela Qirko, motra e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, mbeti pa togë gjyqtari. Këshilli i Lartë Gjyqësor rrëzoi kërkesën e saj për t’u emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Mesa duket, këtë herë mbiemri nuk mjaftoi. KLGJ vendosi se toga e gjyqtares nuk vishet me lidhje familjare, por me votë dhe meritë. Çfarë surprizë për sistemin!

Ndoshta kjo vjen nga “vjedhjet e shumta” të motrës, sepse në Shqipëri lidhjet familjare zakonisht hapin të gjitha dyert, madje edhe ato të drejtësisë. Por duket se kësaj here era ndryshoi.

Qirko, e cila ka qenë pjesë e proceseve të vetingut dhe kishte aplikuar për disa pozicione gjyqësore, u hodh poshtë bashkë me 9 kolegë të tjerë nga KPK-ja: Suela Zhegu, Firdes Shuli, Alma Faskaj, Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Roland Ilia.

Vendimi u mor në mbledhjen plenare të djeshme, duke u bërë një mesazh i qartë: jo çdo herë “motra e ministrit” kalon automatikisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit