Shërbimi i pastrimit në Bashkinë Korçë mbetet në duart e kompanisë “Korsel” SHPK e biznesmenit Maksim Fejzulla, i njohur si “Maksi i Plehrave” e Shkëlqim Fushës. Më 30 qershor 2026, Raqka firmosi kontratën me vlerë rreth 3.8 miliardë lekë, me 99% të vlerës së fondit limit.
"Maksi i plehrave" njihet gjerësisht me këtë nofkë pasi është aq nikoqir ka qenë nën hetim për vjedhjen e 115 kazanëve plehrash në Sarandë. Dyshojet se në këtë mani të çuditshme për të pastruar kanë ndikuar lidhjet e ngushta me deputetin e PS e ish-kryetarin e Korçës Niko Peleshin. Prej më shumë se një dekade ky personazh ka ndarë paratë e korçarëve me Niko lakrorin.
Procedura u zhvillua më 19 qershor 2026 me vetëm dy operatorë ekonomikë. Përballë bashkimit të kompanive, garoi ALKO IMPEX CONSTRUCTION, në pronësi të Arbër Abazit, por oferta e mikut të Belës u skualifikua pasi nuk plotësoi një nga kriteret e kualifikimit, konkretisht mungesën e një ambienti parkimi prej të paktën 800 m² për mjetet e pastrimit.
Në këto kushte, fitues u shpall Fejzulla dhe Fusha. Ndërkohë Çim Fusha dhe Abazi janë ortakë në tenderin 2.1 MILIARDË LEKË për pastrimin e bregdetit. Pra me pak fjalë, grupi i pason njëri tjetrit paratë publike të temderave, një herë duke fituar njëri e herë tjetri.
Sipas të dhënave të procedurës, kontrata e re është rreth 500 milionë lekë më e lartë se ajo e mëparshme për të njëjtin shërbim, ndërkohë që kohëzgjatja e saj është dy vite më e shkurtër. Pikërisht kjo rritje e fondit ka ngritur pikëpyetje mbi arsyet e kostos më të lartë.
Një tjetër element që tërheq vëmendjen është ndryshimi i pronësisë së kompanisë. Në qershor 2023, Maksim Fejzulla ia kaloi aksionet e “Korsel” me kontratë dhurimi punonjëses së tij, Marjela Peri, pasi kompania ishte përjashtuar për 18 muaj nga pjesëmarrja në tendera publik.
Përjashtimi erdhi pas një vendimi të Agjencisë së Prokurimit Publik në vitin 2022, ku u konstatua se kompania kishte përdorur dokumente të rreme në një procedurë tenderuese për pastrimin në Tiranë, ndërkohë që merrte pjesë në tendera pastrimi me dokumente false.
Më pas, pas një vendimi të Gjykatës Administrative, pezullimi u hoq dhe subjekti u rikthye në garat publike.
Edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), gjatë auditimit të kryer në vitin 2024, evidentoi shkelje në zbatimin e kontratave të pastrimit në Bashkinë Korçë. Sipas raportit, mungonin listëprezencat e punonjësve dhe dokumentacioni për kryerjen e punimeve, duke ngritur dyshime mbi mënyrën e realizimit të shërbimit.