Plehrat pushtojnë Koridorin 8, askush nuk kujtohet për pastrimin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.07.2026, 17:48

Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, këtë herë nga banorët e zonës së Labinotit, të cilët ngrenë alarmin për gjendjen e rëndë të mbeturinave përgjatë Koridorit 8, në segmentin rrugor Elbasan–Librazhd.

Sipas tyre, prej një kohe të gjatë mbeturinat nuk janë larguar, ndërsa grumbujt e plehrave janë shtuar dita-ditës, duke krijuar një panoramë të papranueshme në një nga akset më të rëndësishme të vendit.

Banorët thonë se era e rëndë është bërë shqetësim i përditshëm, ndërsa ndotja përbën rrezik jo vetëm për mjedisin, por edhe për shëndetin e tyre dhe të qindra drejtuesve të mjeteve e kalimtarëve që përshkojnë këtë rrugë.

"Prej kohësh mbeturinat nuk janë pastruar dhe situata është bërë shumë problematike. Ka ndotje të madhe të ambientit, erë të rëndë dhe rrezik për shëndetin e banorëve dhe kalimtarëve", shkruan qytetari në denoncimin e dërguar pranë redaksisë sonë.

Ndërkohë, Bashkia Elbasan duket se nuk e ka pasur prioritet këtë problem, duke lejuar që një zonë e frekuentuar të kthehet në një pikë grumbullimi mbetjesh. Banorët pyesin me të drejtë se ku janë shërbimet e pastrimit dhe pse duhet të jetojnë mes plehrave, ndërsa paguajnë taksa për mirëmbajtjen e qytetit dhe njësive administrative.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit