Mbi gjysma e biletave të pashitura! Administratës po i jepen bileta falas të mbushin stadiumin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.07.2026, 11:05

Pak ditë para koncertit të Kanye West në Tiranë, mbi gjysma e biletave rezultojnë ende të pashitura në platformën zyrtare të shitjes, duke ngritur pikëpyetje mbi suksesin financiar të eventit.

Sipas organizatorëve, koncerti arrin pragun e leverdishmërisë ekonomike me rreth 40 mijë bileta të shitura. Deri në fund të muajit maj ishin shitur rreth 25 mijë bileta, ndërsa nuk ka ende një përditësim zyrtar për ecurinë e shitjeve.

Ndërkohë, qeveria ka akorduar rreth 4.2 milionë euro për mbështetjen e koncertit, të cilin kryeministri e ka cilësuar si një investim për promovimin e turizmit dhe të Shqipërisë. Megjithatë, deri tani nuk janë publikuar të dhëna zyrtare që tregojnë sa turistë të huaj kanë blerë bileta.

Interesi i sponsorëve ka qenë i ulët, ndërsa rezervimet e hoteleve dhe kërkesa për fluturime nuk tregojnë një rritje të pazakontë për datat e koncertit.

Biletat kushtojnë nga 120 deri në 339 euro, ndërsa vetëm pagesa e artistit raportohet të jetë rreth 7 milionë euro. Nëse shitjet mbeten nën pritshmëri, mbetet e paqartë se si do të mbulohen kostot e plota të organizimit të koncertit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit