“Kam nevojë për dikë që bën ribashkime çiftesh, më ndihmoni ju lutem”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.07.2026, 01:27

Një kërkesë e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një vajzë shqiptare, e cila thotë se po kalon një problem të madh familjar dhe kërkon ndihmën e publikut për të gjetur dikë që pretendon se merret me "ribashkime çiftesh".

Në videon e dërguar në redaksinë tonë, ajo u bën apel ndjekësve që t'i sugjerojnë një person të besueshëm që, sipas pretendimeve, merret me praktika të tilla.

"Përshëndetje JOQ! Po ju kontaktoj sepse kam nevojë për ndihmën tuaj, për një rast familjar që më ka ndodhur. Kam nevojë për dikë që bën ribashkime çiftesh, ju lutem. Ndonjë numër kontakti ose ndonjë adresë do të më ndihmonte shumë. Ama dua një person që është i besueshëm në punën që bën. Ju lutem shumë, më ndihmoni me këtë pjesë."

Edhe në mesazhin e saj ajo përsërit të njëjtën kërkesë, duke përmendur si hoxhallarë ashtu edhe persona që pretendojnë se merren me magji apo fall.

"Përshëndetje JOQ, kam nevojë për ndihmën tuaj. Nëse keni mundësi, ju lutem bëni një njoftim anonim në Instagram. Nëse më ndihmon dikush me ndonjë numër ose kontakt të ndonjë hoxhe të mirë që bën ribashkime çiftesh, ose ndonjë magjistare apo fallxhore. Ju lutem shumë, postojeni këtë sepse kam një problem shumë të madh familjar."

Nuk është hera e parë që në redaksinë e JOQ Albania mbërrijnë kërkesa të tilla. Vetëm pak ditë më parë publikuam edhe rastin e një shqiptari që jeton në Gjermani, i cili kërkonte persona që pretendonin se mund ta ribashkonin me ish-të fejuarën, duke u shprehur madje i gatshëm të paguante një shumë të konsiderueshme parash.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se nuk ekzistojnë prova shkencore që hoxhallarët, fallxhorët, magjitë apo persona të tjerë që pretendojnë se bëjnë "ribashkime çiftesh" kanë aftësinë të rikthejnë një marrëdhënie. Shpesh, pretendime të tilla shfrytëzojnë njerëz që ndodhen në momente të vështira emocionale.

Ne po e publikojmë këtë rast si një kërkesë të ardhur nga një qytetare dhe si një temë që ka ngjallur interes te ndjekësit. Nëse dikush vendos të kontaktojë me autoren e denoncimit apo pretendon se mund ta ndihmojë, çdo komunikim dhe përgjegjësi mbetet tërësisht mes palëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit