Çfarë i ka ndodhur detit te Gjiri i Lalëzit? Uji merr ngjyrë të çuditshme

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.07.2026, 16:41

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë sonë gjendjen shqetësuese të ujit në Gjirin e Lalzit, duke treguar me pamje se si deti ka marrë një ngjyrë të pazakontë dhe në sipërfaqe duken gjurmë që ngjasojnë me vaj, ndryshk ose fekale.

Sipas tij, situata është e papranueshme, sidomos në kulmin e sezonit turistik, ndërsa shpreh shqetësimin për mungesën e kontrolleve nga institucionet përgjegjëse.

"Deti sot në Gjirin e Lalzit. E pashpjegueshme, duket si ndryshk anijesh, vaj apo fekale. Çfarë turizmi duan të zhvillojnë në këto kushte, pa asnjë respekt për detin? Mbrojtja e ujërave nuk duket askund për këtë punë që paguhet, por vetëm për të vendosur gjoba për çadrat. Është çmenduri, shikoni si është uji, sidomos më në thellësi", shkruan qytetari.

Mbetet për t'u verifikuar shkaku i kësaj dukurie dhe nëse bëhet fjalë për ndotje, fenomen natyror apo një tjetër faktor. Autoritetet përgjegjëse pritet të kryejnë verifikimet përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit