Disa denoncime kanë mbërritur pranë redaksisë së JOQ Albania, të cilat hedhin dritë mbi një ngjarje të ndodhur pranë Komisariatit Nr. 6 në Kombinat.
Sipas dëshmive të qytetarëve, një i ri i veshur me bluzë të bardhë dhe shapka ka arritur t’u shpëtojë efektivëve të policisë në momentin që po shoqërohej drejt komisariatit, duke u larguar me vrap.
Mësohet se pas arratisjes, disa prej policëve i janë vënë menjëherë pas për ta ndaluar. Sipas deklarimeve paraprake, gjatë ndjekjes i riu ka përplasur një prej efektivëve dhe më pas ka arritur sërish t’u largohet.
Ngjarja ka krijuar tension në zonë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota që çuan në shoqërimin e tij.
Pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës për të sqaruar më tej dinamikën e incidentit dhe për të hedhur dritë mbi rastin.
Denoncimi 1:
Alarm te komisariati numër 6 në Kombinat. Sapo doli me vrap nga brenda një djalë me bluze të bardhë dhe shapka. Iu turrën mbrapa nja 10 polic akoma asgjë, kanë kaluar 40 minuta dhe nuk e kanë gjetur. Gjysmat e policëve janë kthyer të dëmtuar, tragjedi komedi.
Denoncimi 2:
Sapo u arratis një i ndaluar nga komisariati numër 6, mori policin zvarrë.